Gjyshja kosovare merakli e BMW’së, e shtyp gazin me sa fuqi ka

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 10:05
Gjyshja kosovare merakli e BMW’së, e shtyp gazin me sa fuqi ka

Një gjyshe shqiptare është bërë hit në internet, derisa shihet duke e shtypur gazin e një veture BMW dhe duke bërë zhurmë të madhe.

Padyshim se BMW është marka më e dashur e veturave për shumicën e njerëzve në botë.

Shoferë të rijnë dhe jo vetëm, janë apasionant të veturave të BMW’së, pasi që ato njihen edhe për shpejtësinë e madhe që kanë.

E fanse e flaktë e BMW’së, duket se është edhe një gjyshe shqiptare nga Kosova, e cila është bërë hit në internet.

Në një video të publikuar në ‘Marakli t’kerreve’, shihet një e moshuar duke u ulur në një BMË M dhe më pas shtyp gazin duke shkaktuar zhurmë të madhe.

Në pamje ajo duket që është shumë fanse e flaktë e veturave e sidomos e BMW’së dhe mënyra si i jep gaz, është bërë virale në internet.

Më poshtë mund ta shihni këtë video e cila është xhiruar diku në Kosovë.

https://video.gjirafa.com/gjyshja-kosovare-behet-hit-ne-internet-hip-ne-bmw-luksoze-duke-bere-kete-veprim-mp4

(Kosova Sot Online)