Prezanton kostumin turbo-elektrik me krahë që fluturon me 300 km/orë

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 07:57
Prezanton kostumin turbo-elektrik me krahë që fluturon me 300 km/orë

Gjigandi gjerman i automobilave BMW thotë se shpreson të revolucionarizojë sportet ekstreme duke vendosur motorë elektrikë në kostumet e lëshimit “me krahë”, për t’i bërë ato të fluturojnë me shpejtësi 300-km/orë.

Kostumet e zakonshme të lëshimit me krahë u bënë një sport ekstrem popullor në fund të viteve 90-të kur sportistët nisën të lëshoheshin me to nga lartësi të mëdha për të fluturuar mes kenioneve e zonave të thepisura malore.

Ato janë kthyer tashmë në një tendencë të ndjekur në rrjete si YouTube, me video të sponsorizuara nga grupe biznesi rinor si GoPro e Red Bull.
Tashmë inxhinierët e BMW kanë krijuar kostumin fluturues të pajisur me shtytësa elektrikë rreth 20 kuaj fuqi, duke arritur shpejtësi më parë të pamendueshme.
Kostumi i ri eksperimental është krijuar nga austriaku Peter Salzmann, 9 cili në bashkëpunim me prodhuesit gjermanë po shtyn limitet e sporteve ekstreme.
Në video sportisti me eksperiencë i aksionit shihen që lëshohen nga një helikopter në rreth 4000 metra lartësi, duke fluturuar mbi majat e maleve.

(Kosova Sot Online)