Pamje të frikshme: Lëviz komplet pylli pas rrëshqitjes së dheut
Ky është momenti që të lë pa frymë, i cili tregon sesi një pyll i tërë zhvendoset në Irlandën e Veriut, për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Videoja e këtij fenomeni natyror u filmua rastësisht nga një kalimtar dhe në të shfaqet lëvizja e dhjetëra pemëve që lëvizin nga maja e kodrës në Ballybofey.
Fatmirësisht, raportohet se nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.
(Kosova Sot Online)