“Dua të më kujtosh..”, mesazhi i fundit i 28-vjeçarit pak para se të vdiste nga COVID-19

  • A.P /
  • 18 nëntor 2020 - 19:57
“Dua të më kujtosh..”, mesazhi i fundit i 28-vjeçarit pak para se të vdiste nga COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, Meksika ka regjistruar gati një milion njerëz të infektuar me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 95 mijë.

Ndër zonat më të goditura është Chihuahua, ku sipas mediave lokale, spitalet janë aq të mbushura sa nuk pranojnë pacientë me sëmundje të tjera. Në njërën prej tyre, u bë një video prekëse dhe u shpërnda në rrjetet sociale.

Tekniku mjekësor, Sergio Humberto Padilla Hernandez, 28 vjeç, punoi si pjesëtar i një ekipi me katër anëtarë në një spital të përgjithshëm dhe pasi u shtrua në spital i infektuar, vendosi të bënte një video-mesazh për të dashurit e tij, përpara se të vihej në respirator më 5 nëntor, shkruan “Daily Mail”.

“Unë dua që ti, pa marrë parasysh se çfarë më ndodh, dhe fatin që Zoti krijoi për mua, dua të më kujtosh gjithmonë se kush isha. Sepse do të kthehem, kjo nuk është një lamtumirë. Jam i sigurt që do të kthehem pas disa ditësh. Do të shihemi përsëri, të dua”, thotë djaloshi në videon e publikuar.

Sipas gazetës lokale “Milenio”, videoja është bërë më 5 nëntor, një ditë para se ai të ndërronte jetë nga Covid-19. 

(Kosova Sot Online)