Nuk keni çelës për hapje të konservës, Mos u brengosni, hapeni lehtë me një lugë

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 10:50
Nuk keni çelës për hapje të konservës, Mos u brengosni, hapeni lehtë me një lugë

Ky truk i ka ngazëllyer shumicën e njerëzve

Keni filluar të përgatisni ushqimin me artikujt të cilat janë të konservuara, por përnjëherë keni kuptuar që nuk keni çelës për hapje të konservës? Apo gjendeni diku në natyrë, andaj konservën duhet patjetër ta hapni me ndonjë metodë tjetër?

Provoni këtë truk të thjeshtë për cilin ju nevojitet vetëm një lugë, transmeton Telegrafi.

Në videon e cila është publikuar në YouTube, shfrytëzuesi DaveHax ka treguar hap pas hapi se si hapet konserva.

Merrni konservën dhe me një lugë të madhe bëni një vrimë përgjatë njërit skaj. Pastaj vendosni lugën në atë vrimë duke prerë përgjatë skajit të konservës me lëvizje të lehta derisa ta hapni atë plotësisht – pa u frikësuar nga prerjet.

Në vijim mund të shikoni videon:

(Kosova Sot Online)