Pamje e rrallë: Ujëvara e reve zbret nga mali dhe mbulon shtëpitë

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 13:23
Pamje e rrallë: Ujëvara e reve zbret nga mali dhe mbulon shtëpitë

Një “det” i vërtetë resh që zbret faqen e malit sikur të ishte një ujëvarë.

Një pamje e mrekullueshme, e fiksuar në malin Lushan, në provincën Jiangxi, në Kinën lindore, që mahniti turistët e shumtë.

Retë zbritën nga maja e malit në pyllin poshtë e më pas mbuluan edhe shtëpitë duke krijuar një panoramë magjike, ideale për fotografi dhe video.

Mali Lushan, i famshëm për majat e larta, ujëvarat dhe retë e mistershme, është futur në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 1996.

https://streamable.com/0sze9b

(Kosova Sot Online)