Shikoni se si ketri dehet pasi ha dardhë të fermentuar

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 11:25
Shikoni se si ketri dehet pasi ha dardhë të fermentuar

Një ketër në Minnesota të Shteteve të Bashkuara hëngri ushqim të gabuar javën e kaluar pasi lakmoi në dardha të fermentuara.

Nga pamjet e publikuara të premten shihet ketri i trullosur që qëndron mbi një tavolinë druri, afër enës me dardha të fermentuara.

Kathleen Morlok, një qytetare amerikane, tha se ngjarja e pazakontë ndodhi kur ajo vendosi që ta pastronte frigoriferin, shkruan Daily Mail.

“Gjeta një qese të vjetër me dardha në fund të frigoriferit. Në vend që t’i hidhja në mbeturina, i lashë në tavolinë për Hamletin”, tha ajo, duke iu referuar derrit shtëpiak që mban kjo familje.

Sipas saj, moti atë ditë ishte i ftohtë dhe derri kishte ngrënë një dardhë dhe ishte futur në shtëpi. “Nuk e dita që ai ka lënë dardha jashtë derisa pashë një ketër që me gëzim mori copa dardhe”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)