'Dalldiset' ketri i dehur

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 17:10
'Dalldiset' ketri i dehur

Mathleen Morlok nga Minesota javën e kaluar vendosi të pastrojë frigoriferin e saj dhe të heqë qafe dardhat tashmë të pjekura.

Ndërsa disa ketra vizitojnë rregullisht oborrin e saj në këtë periudhë të vitit, Morlock vendosi t’i trajtojë.

Sapo la frutën, Morlock pa një ketër që tashmë e njihte, të cilën e quajti Little Red.

Little Red menjëherë u hodh me lakmi në një dardhë, dhe më pas u zhduk. Një orë më vonë ajo e pa atë duke ardhur për ‘përsëritje’, por kishte diçka të çuditshme në ecjen e tij.

Duke parë ketrin të mbështetej në mënyrë të panatyrshme gjatë kthimit, ajo kujtoi se dardhat në frigorifer mund të fermentoheshin, gjë që kishte shpjeguar sjelljen e Little Red.

Ajo menjëherë e filmoi dhe e postoi në internet dhe pamjet e ketrit të dehur shpejt u bënë hit.

(Kosova Sot Online)