Nëna e saj po pastrohej, fqinjët tmerrohen kur e shohin fëmijën duke ecur në parvaz

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 09:18
Nëna e saj po pastrohej, fqinjët tmerrohen kur e shohin fëmijën duke ecur në parvaz

Fëmijët shpesh duan kujdes edhe teksa po flenë. E si të tillë shpesh në sekondë mund të bëjnë gjëra që të rriturit as nuk i imagjinojnë.

Ky është momenti i frikshëm kur një fëmijë rrezikon jetën, ndërkohë që ecte në parvazin e katit të pestë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur në Tenerife të Spanjës.

Vajza del nga dritarja dhe ecën përgjatë parvazit. Ajo arrin qoshen e ballkonit dhe ulet aty. Por në vend që të hidhet në ballkon, ajo kthehet mbrapsht. Por para se të ngjitet sërish në dritare asaj i rrëshqet këmba dhe për pak rrezikon të bjerë poshtë.

Sipas mediave, familja e fëmijës kishte ardhur për pushime nga Finlanda. Ndërkohë mësohet se mamaja e saj në momentin e ngjarjes ka qenë duke bërë dush. Fqinjët u shprehën të befasuar që nuk ndodhi ndonjë gjë tjetër më e rëndë, ndërsa një tjetër tha se vajza ishte me fat për shkak se nuk frynte erë.

(Kosova Sot Online)