Lakmia e ulët për pozitën e presidentit dhe shantazhet brenda koalicionit qeverisës po e qojnë vendin në zgjedhje të reja

Lakmia e ulët për pozitën e presidentit dhe shantazhet brenda koalicionit qeverisës po e qojnë vendin në zgjedhje të reja
Lakmia e ulët për pozitën e presidentit dhe shantazhet brenda koalicionit qeverisës po e qojnë vendin në zgjedhje të reja

Nexhat Haziri

  • 11 December 2020 - 07:49

Shkruan: Nexhat Haziri

Nëse vetëm z. Haradinaj vazhdon me shtantazhimin e tij në raport me qeverinë e Kryeministrit Hoti se nëse nuk zgjidhet ai në postin e presidentit vendi do të shkoj në zgjedhje, unë do të vendosja për opsionin e dytë, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme që vendit t’i japim udhëheqës me kredibilitet moral e politik, njerëz me dije dhe vizion e jo më njerëz më të kaluar kriminale siç e patëm , apo siç ka shprehur dikush ambicie për t’u bërë i pari i vendit. Çka është mjaftë, mjaftë, Kosova meriton përfaqësim më të mirë e më dinjitoz.

-Edhe Ramushi edhe PDK-ja, nëse mund të flitet për farë borxhi, borxh i kanë Kosovës, pasi më veprimet e tyre politike, korruptive e kriminale kanë bërë që sot Kosova të jetë në këtë “derxhe”. Andaj as Haradinaj e as PDK-ja nuk mund t’i shesin njëra tjetrës moral sa I përket gjendjes në vend, përpos që mund ndoshta të bëjmë njëfarë matje se cila palë është më e korruptuara apo më e kriminalizuara. E kam thënë edhe më parë se Ramush Haradinaj nuk është njeriu I duhur për president të vendit, për shkak të fuqisë së vogël politike që ka partia e tij që dëshmon se ai nuk gëzon mbështetje tek qytetarët e vendit, dhe kjo përkthehet në atë se një njëri I tillë nuk mund ta përfaqësojë unitetin politik e qytetar të vendit.

Pastaj po ashtu duhet ta kemi parasysh se z. Haradinaj akoma nuk i ka të mbyllura çështjet me drejtësinë, konkretisht me Gjykatën Speciale nga e cila është intervistuar si i dyshuar për krime lufte. Kosova nuk e ka luksin që t’ua përmbush ambiciet politike njerëzve si Haradinaj apo siç ishte ish-Presidenti Thaçi, pasi është një koste shumë e lartë që po e paguan vendi, qoftë në rrafshin e brendshëm po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, si një shtet që udhëhiqet nga njerëz të inkriminuar që karrierën e tyre politike e kanë të ndërtuar mbi vrasje, krim dhe korrupsion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".