Gruaja rrezikon jetën për t’i shpëtuar nga vërshimet fuçitë e birrës

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 11:17
Gruaja rrezikon jetën për t’i shpëtuar nga vërshimet fuçitë e birrës

Një grua në Australi është incizuar duke bartur fuçi birre në rrugët e vërshuar nga uji, duke e rrezikuar jetën e saj.

Vërshimet bënë që rrugët të mbyllen dhe njerëzit të izolohen në pjesën veriore të Uellsit të Ri Jugor dhe raportohet se rreth një mijë prona mund të jenë prekur nga uji. Përpos këtij rajoni, edhe Queesnland po përgatitet për mot të lig.

Fuçitë e birrës duket se ishin pronë e klubit të surfingut në Currumbin, ndërsa gruaja që u pa duke i kapur objektet e metalta në ujin e vërshimeve besohet se është punëtore e klubit, shkruan Daily Mail.

“Nuk ka asgjë si oqeani, është goxha spektakolare”, tha ajo për një televizion lokal.

Reshjet e mëdha të shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës, sipas parashikimit të meteorologëve.

(Kosova Sot Online)