Dasma më e veçantë në pandemi, mbi 10 mijë persona nuk i shkelën rregullat(VIDEO)

  • G.G /
  • 21 December 2020 - 13:35
Dasma më e veçantë në pandemi, mbi 10 mijë persona nuk i shkelën rregullat(VIDEO)

Rreth 10,000 njerëz morën pjesë në një ceremoni martese në kryeqytetin administrativ malajzian të Putrajaya, pranë Kuala Lumpur, të dielën e 20 dhjetorit, pa dalë nga automjetet e tyre, për të respektuar protokollet shëndetësore të Covid-19.

Dasma e Tengku Muhammed Hafiz do të hyjë në histori. Kjo ishte një dhuratë e Tengku Muhammed Hafiz, djali i ish-ministrit Tengku Adnan për partneren e tij Oqeania Alagia.

U deshën rreth tre orë që të gjithë mysafirët të parakalonin para nuses dhe dhëndrit, të cilët më pas morën darkën e paketuar në makinat e tyre.

“Ata më thonë se ka më shumë se dhjetë mijë makina, ne jemi shumë të nderuar “, shkruajti politikani në Facebook gjatë dasmës. Ndërkohë, një ditë më pas, Tengku Adnan u dënua me dymbëdhjetë vjet burg me akuzat e përvetësimit të gjysmë milioni dollarësh.

Mbi 92,000 raste të viktimave Covid-19 dhe 430 janë regjistruar në Malajzi që nga fillimi i pandemisë.

https://www.youtube.com/watch?v=nv95lqf6bTI&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)