Qeni sakrifikon veten për të mbrojtur 10 vjeçarin nga ujku

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 08:00
Qeni sakrifikon veten për të mbrojtur 10 vjeçarin nga ujku

Fëmija me emrin Yemelyan po luante lojë kukufshehtas me vëllezërit e motrat e tij në Republikën veriore të Rusisë, Komi.

Videoja tregon djalin që fshihet në një grumbull dëbore, pa e ditur se një ujk kishte dalë nga pylli aty pranë.

Qeni “Jack Russell Jessie” dalloi rrezikun ekstrem për Yemelyan dhe vrapoi si një plumb për të sfiduar ujkun e madh. Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur qeni hidhet si shigjetë në dëborë.

Klithma e qenit alarmoi Yemelyan, i cili kishte kohë për të ikur nga rreziku dhe për t’u treguar prindërve të tij për sulmin. Babai i tij Ruslan thirri miqtë e tij, duke përfshirë gjuetarë vendas, dhe nxituan jashtë. Ujku lëshoi ëqenin që kishte kafshuar por e plagosur rëndë, kafsha e gjorë ngordhi më vonë.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2019/08/10/3661610883538337111/640x360_MP4_3661610883538337111.mp4

(Kosova Sot Online)