Tigreshat motra përleshen ashpër për territor në park

  • G.G /
  • 21 January 2021 - 12:34
Tigreshat motra përleshen ashpër për territor në park

Dy tigresha motra janë incizuar duke u përleshur ashpër me njëra-tjetrën për territor në një park kombëtar të Indisë.

Kafshët e quajtura Ridi dhe Sidi, të llojit Bengal, ishin fillimisht duke ecur të qeta krahas njëra-tjetrës në parkun kombëtar “Ranthambore” të Indisë, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, në video shihet se si më vonë rriten tensionet dhe njëra nga tigreshat e sulmon tjetrën, duke e rrëzuar në shpinë.

Turistët që ishin dëshmitarë të kësaj beteje u habitën me dyluftimin. Pas disa sekondave, tigreshat e ndalin përleshjen dhe duket sikur heqin dorë nga përballja.

Raportohet se tigreshat motra vazhdimisht janë përleshur për territor që nga lindja në park në vitin 2018. Kafshët e frikshme janë të moshës 17-muajshe.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/01/20/7593062979654236180/640x360_MP4_7593062979654236180.mp4

(Kosova Sot Online)