Polici i vë prangat 9-vjeçares dhe e spërkat në fytyrë me spraj piperi

  • G.G /
  • 02 February 2021 - 14:50
Polici i vë prangat 9-vjeçares dhe e spërkat në fytyrë me spraj piperi

Një video e rëndë është publikuar në rrjet, ku shihet një vajzë 9-vjeçare, që i vihen prangat nga një polic dhe spërkatet në fytyrë me spraj piperi.

Ngjarja është regjistruar në New York, ndërsa në video shihet se si oficerët e kapin fëmijën, i vënë prangat dhe përpiqen ta fusin atë në pjesën e pasme të automjetit.

E mitura dëgjohet duke qarë dhe thërret babain e saj, ndërsa polici e spërkat me spraj piperi në fytyrë, duke e urdhëruar të futet brenda në makinë.

Vajza u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Rochester. Sipas policisë ata kishin marrë një thirrje telefonike nga e ëma e vajzës, e cila i kishte thënë se vajza e kishte kërcënuar se do vriste atë, e më pas veten.

E mitura po merr kujdes të shëndetit mendor, ndërsa kryetarja e bashkisë së Rochester, Lovely Warren tha se fëmijët me probleme të tilla duhet të mbështeten më shumë dhe se spërkatja e tyre në fytyrë më spraj piperi “është një pamje e shëmtuar dh enjë gjë që nuk mund të ndodhi”.

https://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ico=embedded

(Kosova Sot Online)