Biznesmeni rus 'zien' veten në një kazan, thotë se e bën për kurimin e sëmundjeve

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 16:14
Biznesmeni rus 'zien' veten në një kazan, thotë se e bën për kurimin e sëmundjeve

Një biznesmen rus ka filmuar veten duke u larë në një kazan gjigant, i mbushur me ujë që vlonte, nën pretekstin e kurimit të sëmundjeve.

Bëhet fjalë për biznesmeni rus, German Sterligov, i cili bëri bujë në medie në vitin 2017, që supozohet se ka gjetur një mënyrë për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Lidhur me këtë, ai ka thënë se “sëmundja trajtohet njëkohësisht. Ju vetëm rrini duarkryq”.

Sido që të jetë, Sterligov nuk tregoi se cila sëmundje shërohet nga kjo metodë, por vazhdoi të thoshte se kazani 200-vjeçar ishte bërë nga bakri i vërtetë dhe “jo ai modern, i prodhuar me përdorimin e kimikateve të dëmshme”.

Ndiqeni një nga videot e tij.

(Kosova Sot Online)