Interesante: Këlyshi e tërheq me litar mëzin dhe luan me të

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 08:59
Interesante: Këlyshi e tërheq me litar mëzin dhe luan me të

Dy kafshë të ndryshme, që duket se kanë shoqëri të mirë mes vete, këlyshi i quajtur Odin dhe mëzi i quajtur Mojo, dëshmojnë se njerëzit nuk janë të vetmit që mund ta tërheqin kalin me litar.

Këlyshi dhe mëzi dolën për një shëtitje të hënën në një fermë në Uellsin e Ri Jugor të Australisë, shkruan Daily Mail.

Këlyshi 10-muajsh e mori për shëtitje rreth fermës mëzin, duke u përpjekur që ta tërhiqte për litari.

Burri që e bëri videon ku shihet shëtitja e dy kafshëve, Gordon McCoullough, tha se këlyshi Odin nuk kishte frikë që ta udhëhiqte mëzin Mojo.

Për një moment, mëzi ndalet dhe nuk e vazhdon ecjen, por këlyshi nuk dorëzohet dhe vazhdon ta tërheqë litarin derisa mëzi më në fund bindet që ta vazhdojë shëtitjen.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/02/04/7436092146957399587/640x360_MP4_7436092146957399587.mp4

(Kosova Sot Online)