Tmerrohet gruaja gjen piton të madh në banjë

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 10:12
Tmerrohet gruaja gjen piton të madh në banjë

Një grua ka mbetur e tmerruar pasi gjeti në banjë një piton. Banorët e shtëpisë dolën nga shtëpia dhe e mbyllën derën me çelës para se ta telefononin kapësin e gjarpërinjve, Glenn Lawrence.

Ai tha se pitoni ishte relativisht lehtë të kapet pasi ndodhej në një hapësirë të ngushtë, pavarësisht se u soll paksa në mënyrë mbrojtëse, shkruan Daily Mail.

Sipas tij, organizata pranon së paku pesë telefonata në ditë nga banorët që gjejnë gjarpërinj nën objekte të klimatizimit, frigoriferë apo makina të larjes, ndonëse më rrallë ka raste kur gjarpërinjtë gjenden në banjë.

Lawrrence thotë se kombinimi i motit me lagështi dhe sasia e shtimit të gjarpërinjve në këtë periudhë të vitit ka ndikuar që ata të lëvizin më shumë.

“Gjarpërinjtë e ndiejnë stuhinë e presionit të ulët, largohen nga drunjtë dhe kërkojnë strehim kur bie shi”, tha ai.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/02/03/1092651916771046916/640x360_MP4_1092651916771046916.mp4

(Kosova Sot Online)