Pamje të rënda: Debatuan për pastrimin e borës, çifti vritet me armë nga fqinji

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 07:30
Pamje të rënda: Debatuan për pastrimin e borës, çifti vritet me armë nga fqinji

Pamje dramatike të ekzekutimit të një çifti nga fqinji i tyre janë publikuar në rrjetet sociale.

Një çift u qëllua me armë zjarri nga fqinji i tyre, i cili më pas vrau veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Pensilvani, ndërsa sipas mediave amerikane përplasja mes fqinjëve kishte nisur për pastrimin e borës.

Jeffrey Spaide qëlloi fatalisht fqinjët e tij, James Goy dhe gruan e tij, Lisa Goy, para se të vriste veten. Prokurori i Stefanie Salavantis tha se asnjë person tjetër nuk është përfshirë në këtë ngjarje dhe në këtë mënyrë ajo është konsideruar e mbyllur.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA!

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/02/shMtcpXXA1yQWaFQk2Rn_05_27dc6b7f54f9a0b906c4f69692fa5348_video_240p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)