Dy orë u mbajti ligjëratë studentëve, profesori në fund e kuptoi se e kishte pasur të fikur mikrofonin

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 09:10
Dy orë u mbajti ligjëratë studentëve, profesori në fund e kuptoi se e kishte pasur të fikur mikrofonin

Një profesor universitar i matematikës, e kuptoi në fund të ligjëratës se zëri i tij nuk është dëgjuar fare derisa po u mbante leksione studentëve përmes aplikacionit online Zoom.

Ai ligjëroi për dy orë në Zoom. Bëhet fjalë për profesorin Don Wang nga Universiteti i Singaporit, që në fund e kuptoi nga studentët që as edhe një fjalë e tij nuk është dëgjuar në mikrofon gjatë ligjëratës – krejt kjo ka ndodhur pasi që kishte harruar ta ndez.

Krejt në fund kur i pyeti studentët nëse kanë diçka të paqartë, në një moment shtypi një buton e krejt rastësisht zëri i tij filloi të dëgjohej.

Aty i thanë studentët as asgjë nuk është dëgjuar prej tij, dhe se për plotë dy orë thjesht kanë mundur vetëm të ndjekin lëvizjen e buzëve të tij.

(Kosova Sot Online)