Nëna zë djalin që e pa duke shikuar në dritaren e dhomës së vajzës

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 12:27
Nëna zë djalin që e pa duke shikuar në dritaren e dhomës së vajzës

Një grua trime nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara është incizuar duke e zënë një djalë për të cilin tha se e ka parë duke shikuar në dritaren e dhomës së gjumit të vajzës së saj 15-vjeçe.

Gruaja e quajtur Phyllis Pena i tha policisë lokale se u kthye nga dyqani në shtëpi rreth orës 7 të mëngjesit, kur e pa në oborrin e shtëpisë djaloshin 19 vjeç, të quajtur Zane Hawkins.

Dyshohet se djali ishte duke shikuar në dritaren e dhomës së vajzës, ndërsa më pas iku nga vendi i ngjarjes pasi e kishte parë nënën e saj që është kthyer në shtëpi, shkruan Daily Mail.

Pena e kishte lajmëruar policinë menjëherë. Policët e arrestuan djalin, por ai arriti disi që t’u ikte. Megjithatë, gruaja e shkathët arriti që ta kapte vetë të dyshuarin duke e mbërthyer me të dy duart në stomak. E tërë pamja u incizua nga kamera në veturën e policisë.

Më pas, nënën e ndihmon edhe vajza për ta mbajtur djalin në tokë, ndërsa dy policë shihen që vrapojnë menjëherë për ta arrestuar.

Policia tha se i dyshuari është duke u mbajtur në burg dhe mund të përballet me akuza për posedim të substancave të kontrolluara, shmangie të arrestimit dhe rezistencë ndaj arrestimit.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/02/11/2559587734930502118/640x360_MP4_2559587734930502118.mp4

(Kosova Sot Online)