E frikshme: Acari në Teksas e ngrin akuariumin me peshq në dhomën e gjumit

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 13:02
E frikshme: Acari në Teksas e ngrin akuariumin me peshq në dhomën e gjumit

Një grua nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara ka treguar se si akuariumi me peshq në dhomën e vajzës së saj është ngrirë plotësisht në kohën kur vendi po përballet me një stuhi të ashpër dimërore, që ka lënë miliona njerëz pa rrymë.

Reni King, 26 vjeçe, këtë javë publikoi një video në TikTok për të treguar se si moti shumë i ftohtë e ka ngrirë edhe akuariumin që ndodhet në dhomë, shkruan Daily Mail.

“Kështu është të jetosh në Teksas tash për tash”, shkroi gruaja në videon që e publikoi e që është shikuar mbi 34 milionë herë.

Në video shihet se si nëna e shokuar futet në dhomën e vajzës dhe e sheh ujin e ngrirë. “Shikojeni akuariumin me peshq të vajzës sime. O, ai peshk është i ngordhur”, dëgjohet duke thënë ajo.

Familja e gruas që e publikoi videon u detyrua t’i kalonte disa net në një hotel, sepse ka edhe një djalë të vogël. Gruaja tregoi se kafshët tjera janë mirë, sepse ndodhen në dhoma të ngrohura.

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka miratuar gjendjen emergjente në Teksas këtë javë, pasi miliona amerikanë mbetën pa rrymë në mot të acartë. Shumë njerëz po kanë probleme edhe me furnizimin me ujë, për shkak se në disa pjesë të rrjetit kanë pëlcitur gypat.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/02/18/8818201861802211127/640x360_MP4_8818201861802211127.mp4

(Kosova Sot Online)