Burri e zë “në vepër” pulëbardhën pasi u mundua t’ia grabiste pomfritat

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 15:20
 Burri e zë “në vepër” pulëbardhën pasi u mundua t’ia grabiste pomfritat

Një burrë me reflekse shumë të shpejta është bërë i famshëm në aplikacionin TikTok pasi arriti ta kapte në ajër një pulëbardhë, e cila u afrua për t’ia grabitur patatet e fërguara.

Burri i quajtir Taylor Mechen ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qëndruar deri vonë jashtë, kur vendosi të ulej buzë rrugës për ta ngrënë ushqimin që e kishte blerë.

I ulur në një ulëse druri, ai pas pak çastesh e pa veten të rrethuar nga pulëbardhat, të cilat u afruan duke u munduar t’ia merrnin ushqimin, një pjesë të të cilit e kishte lënë në ulëse.

Përderisa ishte duke i incizuar me telefon pulëbardhat tjera, ai arrin që shpejt të kap njërin prej zogjve me dorën e djathtë, para se ta lironte pak sekonda më pas, shkruan Daily Mail.

Ai e publikoi videon në aplikacionin e famshëm, TikTok, ku ma marrë më shumë se 22 milionë shikime dhe mijëra komente.

Shumica e atyre që e panë videon dhe që komentuan u shprehën të mahnitur me duart e shpejta të këtij personi, por disa të tjerë ishin të zemëruar, duke pretenduar se Mechen e ka rrezikuar pulëbardhën.

Në një video tjetër, Mechen tha se nuk kishte për qëllim që ta zinte pulëbardhën, sepse kishte frikë nga to. Ai kërkoi falje për sjelljen dhe tha se nuk e ka ditur që ky lloj i zogjve është i mbrojtur me ligj.

(Kosova Sot Online)