Pamje: Hajdutes i dalin gjinjtë duke vjedhur një pako në pragun e shtëpisë

  • G.G /
  • 12 March 2021 - 12:54
Pamje: Hajdutes i dalin gjinjtë duke vjedhur një pako në pragun e shtëpisë

Një grua në Houston të Shteteve të Bashkuara si duket kishte vendosur që të mos ndalej para asnjë pengese, kur vendosi të vidhte një pako në pragun e një shtëpie.

“Ajo qartazi ishte duke u përballur me një problem me rroba gjatë rrugës. Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë kështu”, tha zyrtari policor, Alan Rosen.

Në videon e publikuar në Twitter shihet një grua duke vrapuar deri te dera e hyrjes së një shtëpie, duke e kapur shpejt pakon dhe duke ikur, shkruan Fox News.

Akuzat ndaj saj do të varen nga vlera e pakos që ka vjedhur, por Rosen tha se hajdutja mund të mos akuzohet për paraqitje jo të denjë publike shkaku i problemit me rrobat e sipërme.

Vjedhjet e pakove para dyerve të shtëpive janë shtuar viteve të fundit bashkë me zgjerimin e blerjeve përmes internetit. Zakonisht, këto vjedhje janë më të shpeshta para festave, kur njerëzit porosisin më shumë produkte.

Policia ka dhënë këshilla se si të mbrohen qytetarët nga këto vjedhje, duke përfshirë faktin që dikush të qëndrojë në shtëpi kur pritet arritja e një dërgese ose duke kërkuar nga fqinjët që ta përcjellin arritjen e pakove. Një ndër mënyrat më të mira është edhe vendosja e kamerës në derën e hyrjes.

(Kosova Sot Online)