33-vjeçarja nga Tennesi i sulmon me sëpatë, policët e plagosin me armë zjarri

  • A.P /
  • 24 March 2021 - 17:11
33-vjeçarja nga Tennesi i sulmon me sëpatë, policët e plagosin me armë zjarri

Një 33-vjeçare e cila në duar po mbante një shkop bejsbolli dhe një sëpatë, u qëllua nga policët në Tennesi. Melissa Wooden iu tha oficerëve se donte ta qëllonin, ndërkaq nëna e saj e cila gjendet në karrocë, u përpoq të ndërhynte në situatën e tensionuar në mes të të bijës dhe policëve

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se policët negociojnë me 33-vjeçaren, duke i thënë t’i lëshojë shkopin dhe sëpatën nga duart.

Nëna e cila ndodhet në karroce, lëviz drejt vajzës, duke tentuar ta qetësojë situatën.

Në një moment kur 33-vjeçarja lëvizë drejt njërit prej policëve, duke ia drejtuar sëpatën, një tjerët polic gjuan me armë zjarri drejt saj.

33-vjeçarja është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore dhe është në gjendje të qëndrueshme, në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.

“Gruaja u plagos nga një oficer policie i Metros të premten në mbrëmje pasi erdhi te një oficer tjetër me një kazmë në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt”, kanë shkruar nga Departamenti i Policisë Metropolitane Nashville në Facebook.

Ndërkohë, policia po kryen hetime lidhur me rastin.

(Kosova Sot Online)