Qeni del në rrugë dhe ndalon një veturë për t’ia shpëtuar jetën pronares

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 12:06
 Qeni del në rrugë dhe ndalon një veturë për t’ia shpëtuar jetën pronares

Një qen në Ottawa të Kanadasë ka kërkuar ndihmë për pronaren e tij, në një incident heroik i cili është kapur nga kamerat e sigurisë së një fqinji.

Gruaja po ecte me qenin e saj një vjeçar të quajtur Clover, kur pësoi një krizë me shëndetin duke rënë përtokë, shkruan ABC7, transmeton Koha.net. Mirëpo, qeni i mençur pasi kontrollon fillimisht pronaren e tij, lirohet nga zinxhiri dhe del në rrugë për të ndaluar një veturë që do ta ndihmonte gruan.

Vozitësi i veturës është ndalur dhe ka ndihmuar gruan  ndërkohë që ajo tashmë ndjehet mirë dhe është falënderuese ndaj qenit i cili arriti t’ia shpëtonte jetën.

(Kosova Sot Online)