Pal Lekaj: Kam mesazhe që Meliza Haradinaj më ka falënderuar për numrin që iu dha në listë, deklaratat e saj më ranë si bombë

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 11:42
Pal Lekaj: Kam mesazhe që Meliza Haradinaj më ka falënderuar për numrin që iu dha në listë, deklaratat e saj më ranë si bombë

Brenda Aleancës së Ramush Haradinajt, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ka pasur përplasje e akuza mes bashkëpartiakësh. Një nga to ka qenë edhe ajo e ish-kryediplomates, Meliza Haradinaj-Stublla me Pal Lekajn. Haradinaj-Stublla e kishte quajtur si “kryetoksik” Lekajn dhe e kishte akuzuar për “shantazh” drejt mbështetësve të AAK’së. Ky i fundit i është përgjigjur gjithë akuzave, derisa ka parlajmëruar edhe publikim mesazhesh.

“I shokuar nga rezultati i natës së zgjedhjeve, pas mbylljes së vendvotimeve dhe numërimit në Gjakovë, ishte pikërisht ky që tregojnë shumë burime se ‘shantazhoi e kërcënoi’ të gjithë mbështetësit e sinqertë të AAKsë që përkrahën kandidatë të tjerë, specifikisht JO atë dhe rrethin e tij të të panjohurve dhe të sapoaderuarve në listë. I mbajti hermetike rezultatet e Gjakovës për kandidatët e AAK-së për dy ditë rresht, me siguri që për asnjë arsye të shëndoshë”, kishte shkruar Haradinaj-Stublla më 9 mars.

Për gjithë këto akuza të ish-kryediplomates, Lekaj ka folur mbrëmë në një intervistë. Ish-kreu i Komunës së Gjakovës ka thënë se s’ka shantazhuar askënd, madje potencon se në ditën kur ishte hartuar lista, kishte vendosur që numrin 5 në listën e AAK-së t’ia lëshonte Besnik Tahirit.

“Pal Lekajn e njohin të gjithë. Asnjëherë s’kam shantazhuar dikë. Përkundrazi i kam mbështetur të gjithë të rinjtë. Ato fjalët që janë thënë, më ka ra si bomb, sepse deklarata ime ka qenë shumë miqësore. Ju e shihni listën e AAK’së, 60 % e figurave janë fytyra të reja. Edhe ministrat i kam përkrahur fuqishëm, edhe në parlament edhe në AAK. Kemi investuar në ta. Dhe tani të kemi një vlerësim të tillë, nuk mendoj që është..”, ka thënë Lekaj.

 “Janë dëshmitë, është struktura udhëheqëse e Aleancës edhe Kryesia e Aleancës, që në ditën e përpilimit të listës për kandidatët për deputet apo deputete, unë kam qenë më i zëshmi edhe unë jam rankuar në numrin 5 , në bazë të fuqisë së votës, dhe unë e kam marrë fjalën në kryesi, u jam drejtuar kryetarit dhe kam thënë e lëshoj numrin tim për Besnik Tahirin ka qenë zv. Kryeminister edhe duhet të pozicionohet në këtë vend në listë dhe do të thotë nëse unë kisha qenë e kundërta, mendoi që atëherë kanë të drejtë, por nëse unë e lëshoj pozitën 5, për Besnik Tahirin dhe e them qartë se krejt ministrat duhet të pozicionohen në vend më të lartë sepse ne i kemi përkrah fuqishëm, çka ka këtu shantazh”, ka thënë Lekaj.

Lekaj tutje ka thënë se Meliza Haradinaj-Stublla i ka shkruar për ta falënderuar pas hartimin e listës dhe për numrin që i është dhënë në listë. Lekaj thotë se për këtë gjë ka argumente.

“Unë kam fakte edhe argumente të shkruara nga ata që kanë thënë (nga Meliza?-pyet gazetari) (Po- përgjigjet Lekaj),  që unë jam ndryshe jam njeri që i kam përkrah fuqishëm krejt figurat e reja, kam të shkruara në atë ditë që është miratuar lista që jam kanë mbështetësi më i fuqishëm i këtyre gjërave që ti përkrahim të rinjtë, kamë fakte të shkruara. Kam fakte argumente në ditën që kur është përmbyll lista më ka falënderua për pozitën që e ka marrë dhe për numrin rendor në listë, edhe që më ka thënë të falënderoi dhe kështu duhet me qenë kolegët kur e thonë përpara të gjithëve.”, ka shtuar Pal Lekaj.

Ai ka thënë se nëse do të vazhdohet me akuza, do të detyrohet që të publikojë mesazhet.

“Nëse vazhdohen akuzat, duhet me qitë argumentin që para do të thotë para asaj ditën e formimit të listës më kanë falënderuar të gjithë ministrat duke e përfshirë është ministren kryediplomaten e qeverisë së kaluar”, ka paralajmëruar Lekaj.

Pal Lekaj ka thënë se në jetën e tij nuk e ka shantashuar askënd.

“Beso në jetë teme nuk e kam shantazhu askënd, në jetë time pyet rinin kur i kom përkrah qysh i kom përkrah, pyet figurat e reja, do të thotë jam kanë bashke me z.Haradinaj dhe kryesin që Aleanca në këto zgjedhje të shkon me figura të reja, dhe nëse del dikush i kryesisë nëse thotë që unë kam dashtë me kenë në këtë vend po jo.”, ka theksuar ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)