Korbat gjejnë material të mirë “izolues” për fole – ia ndukin qimet drerit

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 10:39
Korbat gjejnë material të mirë “izolues” për fole – ia ndukin qimet drerit

Një grup i korbave “të paturpshëm” janë kapur nga kamera duke ndukur qime nga shpina e një dreri para se të fluturojnë bashkë me to e t’i përdorin si material “izolues” për qerdhet e tyre.

Në kërkim të materialeve sa më cilësore për ndërtimin e “shtëpive” të tyre, korbat u lëshuan në shpinën e një dreri të ri dhe shpejt filluan t’ia nduknin qimet.

Në pamje shihet se dreri zemërohet shpejt nga korbat e bezdisshëm dhe në mënyrë të dëshpërueshme mundohet t’i shkundë nga shpina, shkruan Daily Mail.

Videoja qesharake u bë nga fotografi Paul Brownin në Parkun “Bushy” në perëndim të Londrës. Ky është parku i dytë më i madh nga tetë parqet mbretërore të Londrës dhe në të jetojnë 320 drerë të kuq dhe të vërdhemë.

Paul tha se ishte i mahnitur nga ndërveprimi mes drerit dhe korbave gjatë një vizite tjetër që ia kishte bërë parkut më parë dhe u kthye në park për të bërë fotografi edhe më interesante.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/03/29/1843737664776351783/640x360_MP4_1843737664776351783.mp4

(Kosova Sot Online)