Hajnin e zë gjumi në shtëpinë ku hyri për të vjedhur, e zgjon policia

  • E.K /
  • 06 prill 2021 - 11:48
 Hajnin e zë gjumi në shtëpinë ku hyri për të vjedhur, e zgjon policia

Rreth orës 2 pas mesnatës, polici Sakda u zgjua dhe vërejti se aparati i klimës në dhomën e vajzës së tij ishte i lëshuar.

Vajza e tij nuk ndodhej në shtëpi, gjë që e nxiti burrin me profesionin e policit që të shikonte nga dritarja e dhomës, ku pa një persona të panjohur në shtratin e vajzës, shkruan mediumi lokal tajlandez, Kom Chad Luek.

Polici kërkoi përforcime nga kolegët dhe më pas e thërret me zë të lartë hajnin për ta zgjuar nga gjumi i thellë.

Ndonëse i panjohuri gjumash nuk vodhi asgjë nga shtëpia e policit, kundër tij u ngrit aktakuzë për thyerjen e shtëpisë dhe hyrjen me forcë në pronë të huaj.

(Kosova Sot Online)