Policët britanikë puthen për 20 minuta në veturë, policja del edhe jashtë

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 10:53
 Policët britanikë puthen për 20 minuta në veturë, policja del edhe jashtë

Dy policë britanikë janë detyruar që të kërkojnë falje, pasi u incizuan duke u puthur në një veturë patrulluese të policisë para një dyqani.

Një dëshmitar tha se i pa policët duke u puthur për 20 minuta në parkingun e veturave në Blackburn, shkruan Daily Mail.

Dëshmitari tha se policja më pas doli nga vetura dhe shkoi nga ana e shoferit (në Britani vozitet në anën e djathtë) për t’i vazhduar puthjet edhe nga jashtë, përmes dritares.

Një burrë që ishte afër dhe që i pa policët duke u puthur ishte aq i habitur, saqë filloi ta incizonte veprimin e tyre. Ai tha se policët fillimisht ndodheshin në dy vetura të ndryshme. Duket se policja në ato momente ishte jashtë detyrës.

“Kjo gjë më acaroi. Njerëzit kalonin dhe shikonin dy herë duke menduar se po ndodhte vërtet një gjë e tillë. Ata qeshnin, talleshin dhe putheshin. Nuk mendoj se duhet ta bëjnë atë në kohën e policisë, edhe nëse ai ka qenë në pushimin e drekës, duket keq”, tha më tej dëshmitari.

Një zëdhënës i policisë lokale e cilësoi këtë veprim si incident të izoluar. “Ky ishte një incident i izoluar me një oficer në detyrë dhe një tjetër jashtë detyrës. Atyre u është folur, kanë kërkuar falje për sjelljen dhe e kuptojnë si ka mundur të interpretohet kjo, çështja është mbyllur”, tha zëdhënësi.

(Kosova Sot Online)