46 sekonda tmerri, macja e tërbuar sulmon gruan në oborrin e shtëpisë

  • G.G /
  • 20 April 2021 - 13:05
46 sekonda tmerri, macja e tërbuar sulmon gruan në oborrin e shtëpisë

Ajo që filloi si një ditë e zakonshme për një çift në Karolinën e Veriut u kthye shpejt në një ngjarje tjetër, pasi gruaja u sulmua papritmas nga një mace e egër e quajtur ‘Bobcat’.

Videoja  nga kamerat e sigurisë ku duket burri i cili shpëton bashkëshorten nga macja e egër u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Në video duket burri duke përshëndetur fqinjin e tij ndërsa mban një kuti dhe kafe në dorë.

Papritmas, atmosfera paqësore ndryshoi kur një mace që ulërinte iu vërsul gruas e cila bërtiti për ndihmë.

Pa humbur kohë, burri kapi macen e tërbuar duke e larguar atë dhe duke paralajmëruar njerëzit të ruheshin, sepse macja është e rrezikshme.

https://www.youtube.com/watch?v=uETb0VdZFP4

(Kosova Sot Online)