Manovra e gabuar e shoferit, kamioni përfundon mbi ndërtesë

  • A.P /
  • 22 April 2021 - 18:00
Manovra e gabuar e shoferit, kamioni përfundon mbi ndërtesë

Një kamion në Palermo të Italisë ka përfunduar mbi një ndërtesë, pas një manovre të gabuar nga shoferi që po e drejtonte

Kamioni po qëndronte pezull mbi tarracën e ndërtesës, ndërkaq u desh të ndërhynin zjarrfikësit për ta larguar nga aty.

Banorët përreth të cilët ishin të shqetësuar nga krejt kjo ngjarje, u kthyen në shtëpitë e tyre, pasi kishte kaluar edhe rreziku.

(Kosova Sot Online)