Bëhet virale video e dy nxënësve duke grushtuar njëri-tjetrin në fytyrë e gjoks

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 10:42
 Bëhet virale video e dy nxënësve duke grushtuar njëri-tjetrin në fytyrë e gjoks

Dy nxënës të një shkolle te mesme janë filmuar duke grushtuar njëri-tjetrin derisa njëri prej tyre ngeli pa lëvizur në tokë.

Adoleshentët që po ziheshin me njëri-tjetrin ishin të veshur me uniformën e shkollës së mesme shtetërore Mackay në bregdetin verior të Queensland.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale, shihet sa ata grushtojnë njëri-tjetrin në gjoks dhe në fytyrë, ndërsa nxënësit e tjerë bënin tifo dhe inkurajonin shokët e tyre të vazhdonin luftimin.

Pasi një nga dy nxënësit mbeti në tokë pa lëvizur, nxënësit e tjerë u turrën drejt tyre për t’i ndarë. Një zëdhënëse e Departamentit të Arsimit tha se përleshja ndodhi jashtë shkollës dhe jashtë orarit të shkollës.

Reklamë

“Pasi e morëm vesh, shkolla veproi menjëherë për të identifikuar, disiplinuar dhe mbështetur studentët e përfshirë dhe punuar me ekipin e Sigurisë Kibernetike të departamentit për të hequr videon në internet,” tha ajo.

Ajo shtoi se të gjithë studentët që ishin të përfshirë në përleshje janë detyruar të marrin pjesë në një seancë informacioni me policinë.

“Të gjithë studentët e përfshirë ose që ishin kalimtarë në këtë incident po ndjekin një sesion të veçantë informacioni me përfaqësuesit lokalë të Shërbimit Policor të Queensland për të adresuar dhe diskutuar sjellje të papërshtatshme të kësaj natyre brenda komunitetit.”

Zëdhënësja tha se shkolla Mackay ishte e përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt, të respektueshëm dhe të disiplinuar të të mësuarit. 

(Kosova Sot Online)