Po e provonte telefonin e ri, një person incizon një objekt të çuditshëm në qiell

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 11:01
 Po e provonte telefonin e ri, një person incizon një objekt të çuditshëm në qiell

Një burrë në Angli mbeti i habitur, kur po e testonte telefonin e tij të ri dhe arriti të incizonte një objekt të paidentifikuar në qiell.

Në video shihet në objekt në formë të rrumbullakët. David Whittall ishte duke luajtur me telefonin e tij Samsung, kur bashkëshortja e tij e pa objektin e çuditshëm.

“Becky (gruaja e tij) ishte duke pirë çaj në oborr, kur bërtiti ‘Çfarë është ajo, kurrë s’kam parë diçka të tillë më parë”, deklaroi personi që arriti ta incizonte objektin në qiell.

“Unë isha brenda duke parë se si ta përdor telefonin tim të ri dhe dola jashtë për të parë se çfarë ka parë ajo”, shtoi anglezi.

“Nuk jam i sigurt që ishin jashtëtokësorët dhe vërtet nuk besoj në UFO, por teknikisht ishte UFO, sepse ishte objekt i paidentifikuar dhe po fluturonte”, tha më tej burri që i kapi pamjet e pazakonta.

(Kosova Sot Online)