Ata që shkatërruan shtetin për dy dekada, me presion të pistë kërkojnë mrekulli nga Kurti

Ata që shkatërruan shtetin për dy dekada, me presion të pistë kërkojnë mrekulli nga Kurti
Ata që shkatërruan shtetin për dy dekada, me presion të pistë kërkojnë mrekulli nga Kurti

Faik Krasniqi

  • 05 May 2021 - 07:34

Shkruan: ANALIST - Faik Krasniqi

Hipokrizia e partive të opozitës nuk ka fund. Kanë qenë në pushtet prej përfundimit të luftës. Janë fajtore për çdo të keqe që i ka ndodhur këtij vendi. Kurse tash kërkojnë që dëmet e tyre të riparohen nga qeveria e re.

Jo që e pranojnë dëmin që i kanë shkaktuar këtij vendi dhe qytetareve të saj, por mendojnë që me akuza fajin ta lënë tek njerëzit që kurrë s’kanë qenë në pushtet dhe s’janë fajtorë për asgjë që ka ndodhur në këtë vend.

Është fakt që kryeministri Kurti ka premtuar vendosjen e reciprocitetit me Serbinë. Por pse këta që kanë qenë gjithmonë në pushtet nuk e bën një gjë të tillë? Hipokrizi e gjallë. Kryeministri Kurti ka për obligim ta mbroj Kosovën gjatë bisedimeve dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë.

Nëse është nevoja është edhe me vendosjen e reciprocitetit me Serbinë. Sigurimi i sa më shumë vaksinave, Banka Zhvillimore dhe trysnia përmes bisedimeve të përfitojmë liberalizimin e vizave brenda këtyre 2-3 muajve. Kurse bisedimet duhet të përgatiten mirë, me njerëz me përvojë në skenën politike. Çdo gjë mirë e saktë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".