Momenti kur kapaku i veturës fluturon në asfalt nga përplasja e rëndë

  • A.P /
  • 10 May 2021 - 17:36
Momenti kur kapaku i veturës fluturon në asfalt nga përplasja e rëndë

Një grua ka humbur kontrollin mbi veturën, gjatë vozitjes në një mot me shi të rrëmbyeshëm dhe kaloi nëpër tri korsi të një autostrade, përpara se të përplasej në një barrierë.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë “kapakun e motorit” të Mercedes-it duke fluturuar në një autostradë të Anglisë.

Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi në drejtim të M5, afër kryqëzimit 3 në Halesowen, Dudley, Ëest Midlands, pasditen e 3 majit.

Në videon e publikuar nga mediat, është menjëherë e dukshme që kushtet e rrugës janë të këqija nga reshjet e shiut.

Po ashtu, raportohet se gruaja pas timonit ishte në telefon në kohën e aksidentit dhe se ajo ishte në mes të bisedës telefonike edhe pas përplasjes.

Por pavarësisht nga rreziku që paraqet moti i keq, një numër makinash mund të shihen duke parakaluar.

(Kosova Sot Online)