Dy burra hedhin në lumë trupin e pajetë të viktimës nga Covid-19

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 14:31
 Dy burra hedhin në lumë trupin e pajetë të viktimës nga Covid-19

Trupi i një viktime të Covid-19 u hodh nga ura në lumë , nga të afërmit, raporton Daily Mail.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, ku numri i lartë i të infektuarve dhe kapacitetet e limituara të spitaleve kanë shkaktuar kolaps në të gjithë shtetin, me mijëra viktima.

Videoja, tregon dy persona, njëri me veshje të plotë mbrojtëse, duke ngritur kufomën e mbështjellë anës urës.

Policia ka identifikuar dy personat dhe i ka arrestuar pas hedhjes së trupit të viktimës në lumin Rapti në Balrampur, Uttar Pradesh.

Në bazë të ligjit të Covid, trupi i viktimës u dorëzua te të afërmit e tij për djegie por ata në vend të kësaj zgjodhën që të hidhnin kufomën në lumë.

Shumë krematoriume janë mbingarkuar me numrin e madh të vdekjeve nga virusi dhe familjeve u është lejuar të kryejnë djegien në shtëpi.

India ka luftuar një valë të tretë serioze të koronavirusit gjatë muajit të fundit, dhe megjithëse numri i rasteve ka filluar të bjerë, vendi përballet me një rritje të numrit ditor të vdekjeve për javët në vijim.

Gjatë fundjavës,  India regjistroi rritjen e saj më të ulët ditore në raste të reja Covid në 45 ditët e fundit.

(Kosova Sot Online)