Ambasadori ia sheh sherrin flakareshes të bashkëshortes ndaj shitëses, shkarkohet

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 10:13
 Ambasadori ia sheh sherrin flakareshes të bashkëshortes ndaj shitëses, shkarkohet

Belgjika e ka tërhequr ambasadorin e saj në Korenë Jugore pas një incidenti në të cilin bashkëshortja e tij ishte incizuar duke goditur një grua në Seul.

Përmes një deklarate, Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës tha se është bërë e qartë se ambasadori Peter Lescouhier nuk mund ta kryejë më rolin e tij në mënyrë të qetë.

Bashkëshortja e këtij diplomati, Xiang Xueqiu, ishte përfshirë në një përleshje fizike me dy shitëse në prill të këtij viti. Policia në Seul ka thënë se gruaja e ambasadorit nuk mund të ndiqet penalisht për shkak të imunitetit diplomatik, por Brukseli ka thënë se asaj i është hequr ky privilegj.

“Bashkëpunimi i saj i plotë me policinë është garantuar”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Xiang e ka marrë nismën për t’u takuar privatisht me dy shitëset për të kërkuar falje për sjelljen e saj të papranueshme në shitore, shkruan CNN.

Lescouhier ka qenë ambasador i Belgjikës në Korenë Jugore që nga viti 2018. Ndonëse ai dhe ambasada kanë kërkuar falje disa herë për incidentin ku përfshihej gruaja e tij, rasti ka vazhduar që të jetë barrë në raportet mes dy shteteve.

(Kosova Sot Online)