Video: Kolegu vret kolegun dhe plagos një tjetër, më pas ja vë flakën shtëpisë

  • A.P /
  • 02 June 2021 - 15:58
Video: Kolegu vret kolegun dhe plagos një tjetër, më pas ja vë flakën shtëpisë

Një zjarrfikës vrau një shok koleg, plagosi një tjetër dhe më pas i vuri flakën shtëpisë duke i dhënë fund jetës së tij, thanë zyrtarët.

Zjarrfikësi dyshohet se ishte përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me një bashkëpunëtor në stacionin e zjarrfikësve 81 në Agua Dulce, thanë burimet.

I  dyshuari, i cili ishte në detyrë në atë kohë, qëlloi shokun zjarrfikës në stacion pak para orës 11 të mëngjesit të së martës, 1 qershor  dhe plagosi një kapiten të cilin e kapi pblumbi aksidentalisht.

I dyshuari më pas shkoi në shtëpinë e tij në Acton, i vuri flakën dhe vrau veten, thonë burimet.

Trupi i tij u gjet në pishinë jashtë shtëpisë.

 

Viktima e parë e të shtënave u shpall i vdekur në stacionin e zjarrfikësve.

Ai i shte 44 vjeç dhe kishte punuar për departamentin e zjarrfikësve të qarkut për më shumë se 20 vjet.

“Ai ishte një anëtar trim, i përkushtuar, besnik i departamentit tonë,” tha Shefi i departamentit të qarkut Daryl Osby.

Kapiteni i plagosur është 54 vjeç. Kapiteni u transportua me helikopter në Spitalin Henry Mayo Neëwhall në Valencia, ku ai iu nënshtrua një operacioni dhe ishte në gjendje të qëndryeshme.

 “Sot është me të vërtetë një ditë e trishtuar dhe një ditë tragjike për Departamentin e Zjarrfikësve të Qarkut Los Angeles,” tha Osby .

Asnjë nga dy zjarrfikësit që u qëlluan nuk u identifikuan menjëherë me emër.

Pas të shtënave, i dyshuari besohet të ketë ikur me një kamionçinë të bardhë Toyota Tundra në shtëpinë e tij në Acton,

(Kosova Sot Online)