Mënyra origjinale e këtij personi për të shëtitur gruan me Covid duke ruajtuar distancimin social

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 15:19
Mënyra origjinale e këtij personi për të shëtitur gruan me Covid duke ruajtuar distancimin social

Çdo gjë ka ndryshuar që kur pandemia ka “pushtuar” botën, edhe gjërat më të zakonshme, si një xhiron në qytet, tashmë shijohet ndryshe.

Teksa India është në “kthetrat” e një vale të rrezikshme të COVID-19, një burrë, gruaja e së cili është e infektuar me virusin, ka gjetur një mënyrë interesante që ajo të mund të nuhas pak ajër të freskët larg mureve të shtëpisë dhe në të njëjtën kohë të mbrohet, duke ruajtur distancimin social.

Një xhiro me makinë ndryshe ka bërë gruaja e re e infektuar me COVID-19, pasi burri i saj ka gjetur një mënyrë kreative, duke lidhur një karrocë pas makinës së tij për ta shëtitur në qytet.

Mbi karrocë, ajo vendosi edhe një stol blu për t’u ulur dhe xhiroja filloi…

Videoja është kapur nga një komshi e çiftit, të cilët me ketë idenë origjinale treguan se pavarësisht vështirësive ka gjithmonë më shumë se një zgjidhje për të kaluar mirë.

(Kosova Sot Online)