Prekëse: Vogëlushi buzëqesh i gëzuar kur sheh prindërit për herë të parë

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 15:27
Prekëse: Vogëlushi buzëqesh i gëzuar kur sheh prindërit për herë të parë

Në internet është publikuar një video prekëse, në të cilën shihet një vogëlush i sëmurë, i cili gëzohet shumë kur i vendosen një palë syze të veçanta dhe i sheh për herë të parë fytyrat e prindërve.

Fëmija trevjeçar, Jaxon Emberton, i cili është lindur me një çrregullim kromozomal të njohur si Sindromi DiGeorge, buzëqeshi kur iu vendosën syzet në spitalin “Fëmijët e Alabamas” në Birmingham të Shteteve të Bashkuara.

Prindërit e tij thanë se fillimisht nuk mund të besonin që i biri i tyre ka problem me sytë derisa mjeku i këshilloi për një palë syze për të cilat vogëlushi kishte nevojë, shkruan Daily Mail.

“Buzëqeshja e tij ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale. Më kujtohet kur e shikova videon mëngjesin e ardhshëm dhe pashë sa shikime janë bërë dhe ne mbetën të habitur”, tha babai i fëmijës.

“Është mahnitëse t’i lexosh të gjitha komentet dhe të shohësh se si buzëqeshja e tij mund t’ia zbukurojë ditën dikujt”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)