Pamje: I riu ua vë flakën flokëve të një gruaje në autobus

  • G.G /
  • 04 June 2021 - 13:18
Pamje: I riu ua vë flakën flokëve të një gruaje në autobus

Një video shokuese është publikuar nga policia amerikane, ku një adoleshent disa herë ndez shkrepësen për t’ia djegur flokët një gruaje brenda një autobusi.

Adoleshenti i veshur me rroba të kuqe shihet duke iu afruar nga prapa zonjës, e cila duket se nuk kishte ide se çfarë po ndodhte prapa shpinës së saj.

Në pamjet e publikuara nga policia e San Franciscos shihet se si adoleshenti mban shkrepësen afër kokës së gruas për disa sekonda, ndërsa më pas e largon pak për të parë nëse është duke punuar si duhet.

Policia tha se flokët e gruas janë kapluar nga zjarri më pas dhe ajo u ndihmua nga pasagjerët tjerë për ta shuar zjarrin, ndërsa adoleshenti që shihet me shkrepëse në dorë dhe dy shokët e tij kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Nuk është e qartë se çfarë lëndimesh ka pësuar gruaja, sepse edhe ajo u largua nga autobusi para se të arrinte policia. Besohet se ajo është me prejardhje nga Filipinet dhe është në të pesëdhjetat ose gjashtëdhjetat.

https://www.facebook.com/watch/?v=173637154612034

(Kosova Sot Online)