30 vjeçarja paraqitet në shkollë si vajza e saj, eksperimenti i kushton shtrenjtë

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 09:18
 30 vjeçarja paraqitet në shkollë si vajza e saj, eksperimenti i kushton shtrenjtë

Një 30 vjeçare nga Teksasi me pretendimin se dëshironte të provonte se masat e aplikuara për mbrotjen e studentëve janë të mjaftueshme kreu një eksperiment social që i kushtoi shtrenjtë.

Ajo u paraqit në shkollën e vajzës së saj 13 vjeçare dhe bëri sikur ishte një vajzë adoloshente për një ditë të tërë.

Casey Garcia arriti të hynte në shkollën e mesme e veshur me xhup me kapuç dhe me maskë.

Sipas Daily Mail Garcia u arrestua të premten e kaluar për hyrje të paligjshme dhe falsifikim të dokumenteve qeveritare.

Në video e publikuar nga vetë ajo Garcia duket se hyn në ndërtesën e gjimnazit.

Garcia dëgjohet në video duke përshëndetur një person që ajo e identifikon si drejtoreshë ndërsa ecën në korridoret e shkollës e pashqetësuar.

Gjatë një ore mësimi në matematikë, 30-vjeçarja regjistroi një mësuese që e quante atë me emrin e vajzës së saj “Julie” .

Pas orës së palestrës është koha e drekës dhe Garcia heq maskën për të ngrënë dhe sërish askush nuk e pyet se çfarë bën në shkollë.

“Unë kam qenë gjithë ditën këtu, ballë për ballë me mësuesit,” thotë ajo në kamerën e telefonit të saj celular.

Sipas saj, vetëm shumë më vonë, një mësuese vuri re se Garcia nuk ishte ajo që po thoshte dhe i kërkoi asaj të largohej.

Në një video 30-vjeçarja e përshkroi vizitën e vajzës së saj në shkollë si një eksperiment social.

“Ne kemi nevojë për siguri më të mirë në shkollat ​​tona. Po përpiqesha ta provoja dhe mendoj se e bëra”, thotë gruaja.

Siç shpjegon ajo, ajo që e tronditi veçanërisht atë është fakti se mësuesit nuk u kushtojnë asnjë vëmendje studentëve .

Edhe pse shumë vunë re se ajo ishte duke filmuar me celularin e saj, vetëm një person e zbuloi se ajo ishte një e huaj, e cila nuk i përkiste atij mjedisi.

(Kosova Sot Online)