Hapet një gropë gjigante, “përpin” disa vetura

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 11:22
Hapet një gropë gjigante, “përpin” disa vetura

Në internet është publikuar një video në të cilën shihet se si një gropë e madhe hapet papritmas afër një spitali në Jerusalem.

Rasti ndodhi pranë spitalit “Shaare Zedek” të hënën pasdite. Disa vetura “u përpinë” nga gropa, por nuk pati njerëz të lënduar.

Gropa u hap afër vendit ku po hapet një tunel autostrade. Mediet izraelite raportuan se tuneli, i cili kalon nën ndërtesën e spitalit dhe nën hapësirën për parkim, është shembur pjesërisht.

Shtatë njësi të brigadës lokale të zjarrfikësve shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa zona u rrethua nga autoritetet, shkruan Daily Mail.

Për fat të mirë, në tri veturat e parkuara që sharruan në gropë nuk ndodhej asnjë njeri.

(Kosova Sot Online)