Ariu ngjitet në shtyllën elektrike

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 09:44
 Ariu ngjitet në shtyllën elektrike

Një ngjarje aspak e zakontë është shënuar në Arizona të SHBA-ve, ku një ari ka mbetur ‘i varur’ në një shtyllë elektrike.

Fatmirësisht, punonjësit e një kompanie amerikane arritën ta zbrisnin në tokë, teksa u njoftuan nga kalimtarë të rastit, të cilët kishin vërejtur kafshën që kishte ngecur mes telave të shtyllës elektrike.

Ekipet mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur zbritjen e kafshës së egër në tokë, pa pësuar asnjë lëndim.

Ariu ishte ngjitur në një shtyllë të energjisë me qëllim të ushqimit tek një fole zogjsh.

(Kosova Sot Online)