Lopët ikin nga thertorja, policia amerikane mundohet t’i zë me vetura

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 09:20
Lopët ikin nga thertorja, policia amerikane mundohet t’i zë me vetura

Tri qytete amerikane janë përballur me një problem të njëjtë por të pazakontë këtë javë. Dhjetëra lopë arritën të iknin nga një thertore, nga një kamion dhe nga një fermë me rrethojë të dëmtuar, duke shkaktuar pengesa në trafik dhe rrezik për kalimtarët.

Të hënën, tri lopë dolën rrugëve të qytetit Bluefield në Virgjinian Perëndimore, pasi e kapërcyen rrethojën e dëmtuar të një ferme. Trenat u desh të ndalën përderisa autoritetet mundoheshin që t’i largojnë kafshët nga hekurudha, shkruan The Guardian.

Një rast më i dalluar ndodhi të mërkurën, kur 40 lopë ikën nga një thertore në Kaliforni dhe përfunduan në periferi të Los Angelesit. Njëra prej tyre u vra pasi rrezikoi një familje, ndërsa një tjetër u shpëtua nga tekstshkruesja Diane Warren.

Disa lopë të tjera arritën të iknin nga një kamion të enjten në Virgjinian Perëndimore. Në këtë rast u nevojit edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

(Kosova Sot Online)