Pamje: Qeni i leh te hunda, leopardi i shtrirë përton të ngrihet dhe veç e shikon

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 12:03
Pamje: Qeni i leh te hunda, leopardi i shtrirë përton të ngrihet dhe veç e shikon

Disa vizitorë të një parku zoologjik janë habitur, kur panë një qen të guximshëm futet në hapësirën e një leopardi që po pushonte dhe fillon t’i lehë nga afër kafshës së egër.

Simoni, i cili po e vizitonte Kopshtin Zoologjik Kombëtar në Canberra të Australisë, ishte pjesë e një grupi që e patën rastin ta shohin ndërveprimin e pazakontë mes kafshëve javën e kaluar.

Qeni i guximshëm shihet duke i lehur pa pushim dhe nga një distancë shumë e vogël njërit prej leopardëve më të mëdhenj në kopsht, i cili si duket po i shijonte rrezet e diellit i shtrirë.

Përderisa vizitorëve të parkut afrimi te një leopard u kushton 175 dollarë, qeni i guximshëm arriti ta bënte këtë falas, shkruan Daily Mail.

Në një moment, leopardi e ngre putrën në përpjekje për ta trembur pak qenin, por ky i fundit nuk zmbrapset dhe vazhdon të lehtë i pafrikësuar.

Ndryshe, leopardët janë kafshë të rrezikuara dhe janë përballur me zhdukje të paktën dy herë në të kaluarën. Ata rrezikohen nga ndryshimet klimatike, gjahu nga njerëzit dhe shkatërrimi i habitatit të tyre natyror.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/07/07/6201063038893080259/640x360_MP4_6201063038893080259.mp4

(Kosova Sot Online)