Rrëfehet peshkatari që pretendon se shpëtoi i gjallë pasi u gëlltit nga balena

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 13:53
Rrëfehet peshkatari që pretendon se shpëtoi i gjallë pasi u gëlltit nga balena

Peshkatari i cili u gëlltit nga balena, thotë se historia e tij është e vërtetë dhe se ai nuk trillon tregime, shkruan Daily Mail.

Shumë njerëz, në rrjete sociale, kanë komentuar se rrëfimi i peshkatarit amerikan, Michael Packard, nuk është asgjë më shumë se një trillim.

Kjo ka bërë që të shqetësohet peshkatari, por që sipas tij me ndihmën e familjes dhe komunitetit ai ka arritur të kalojë shqetësimin pas deklaratave të njerëzve.

Rasti bëri bujë të madhe në mediat botërore, pasi ai e shpalosi ngjarjen e tij të pazakontë.

“Isha duke peshkuar kur papritur gjithçka ishte errët. Për 5 sekonda isha i bindur se kam vdekur”, tregon ai.

“Pastaj e kuptova se ndodhesha brenda gojës së balenës. Shpresat që të dilja gjallë nga aty ishin të vogla pasi që është e pamundur të dalësh vet nga goja e balenës”, shton tutje.

Ai tregon se si pas ca kohësh balena filloj të tundej pasi që as ajo nuk donte ta kishte peshkatarin në gojën e saj.

“E ndjeja se si balena ishte e frustruar, por unë kisha mbetur brenda”

Packard tregon se pas pak sekondave, teksa po luftonte për jetën e tij, ai sërish e pa dritën e diellit dhe u falënderua që shpëtoi gjallë.

“Fatmirësisht nuk u lëndova shumë dhe shpëtova gjallë me pasojë të lehta. Shkaku i presionit të madh nga nofulla e balenës, unë edhe mund të vdisja apo të thyeja kurrizin ose ndonjë pjesë tjetër të trupit” rrëfehet Packard.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/07/11/9040129145535051961/640x360_MP4_9040129145535051961.mp4

(Kosova Sot Online)