Ky vend quhet 'qendra e universit', shikoni çfarë ndodh aty

  • E.K /
  • 06 gusht 2021 - 11:20
Ky vend quhet 'qendra e universit', shikoni çfarë ndodh aty

Vendi që shihni në foto është një nga vendet më të veçanta në botë i cili ka mahnitur shumë njerëz, madje nisur nga kjo ai quhet “qendra e universit”.

Por çfarë ka të veçantë ky vend që vizitohet nga miliona turistë e për të cilin kanë dalë edhe mite të shumta?

Flitet se kushdo që futet në këtë rreth dhe thotë diçka, zëri i kthehet mbrapsht në formë jehone, ndërsa personat që ndodhen afër atij, por jo brenda rrethit nuk e dëgjojnë këtë jehonë zëri, transmeton Lajmi.net.

Interesante apo jo? Nëse doni ta vizitoni për ta provuar edhe ju se çdo të thotë të jesh në “qendrën e universit”, vendodhja e tij është në Tulsa të Oklahamas.

(Kosova Sot Online)