Rrebeshet e shiut marrin përpara gjithçka, momenti kur helikopteri shpëton të moshuarën

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 16:43
Rrebeshet e shiut marrin përpara gjithçka, momenti kur helikopteri shpëton të moshuarën

Katër persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë goditur Kastamonin në Turqi, e një person po konsiderohet i zhdukur, ka njoftuar sot agjencia për katastrofa dhe gjendje të jashtëzakonshme.

Jugu i Turqisë prej ditësh po ballafaqohet me vatra të shumta të zjarrit, dhe përmbytjet që goditën rajonet Bartin dhe Sinop përgjatë Detit të Zi.

Autoritet kanë njoftuar se në rajonet e goditura po vazhdon evakuimi i qytetarëve me helikopterë – duke theksuar se disa rrugë janë mbyllur për shkak të dëmtimeve apo shembjes së urave.

 

Në një video mund të shihet se si ekipet e kërkim-shpëtimit, arrijnë ta shpëtojnë një grua të moshuar dhe familjen e saj që qëndronte në kulmin e shtëpisë.

Pamjet televizive tregojnë uji duke marrë me vete dhjetëra shtëpi dhe gjësendet tjera nëpër rrugë të qyteteve, e një video tjetër shihet sasia e madhe e baltës duke shembur shtëpinë.

(Kosova Sot Online)